Gazetari dhe analisti, Valon Syla i ka reaguar deputetes Duda Balje rreth debatit për shami, i cili u hap pasi që në një shkollë në qytetin e Gjakovës janë publikuar fotografi ku me anë të një simboli të vendosur në derë, ndalohet bartja e shamisë nga nxënëset.
Përmes një postimi në Facebook, Syla ka thënë se Gjakova kurrë s’ka pasë probleme identitare dhe se reagimi i Baljes po bëhet për “1 grusht vota”, dhe e ka pyetur këtë të fundit se, pse spo mbulohet Duda Balje mas pari.
“Gjakova është vendi me traditë të theksuar shqiptare dhe kulturore. Kurrë s’ka pasë probleme identitare. Drejtoresha e shkollës atje qenka sulmuar nga Duda Balje, një ditë para Ramazanit, duket se me llogarirje populliste për 1 grusht vota, për ndalimin e nxënësave me shamia në shkollë publike të qytetit. Dy pyetje për Duda Baljen, sa lobon për shamia në Gjakovë, pse spo mbulohet ajo mas pari?”, shkroi Syla.
Tutje, ai ka thënë se Balje mund të bëhet shembull vetanak duke e mbuluar veten me shami dhe se sipas tij “nuk duhet të teprohet me popullizëm”.
“Pse nuk po udhëheq me shembull vetanak duke u mbulu vet me shami? Mos e teproni me popullizëm, se ska mbet Reçani mi kallxu Gjakovës për referenca kulturore. E poashtu Gjakova me shumë sakrifica gjatë luftës së fundit, se mbaj mend që ju ka përzi boshnjakëve e torëbeshëve për ndoj send. Leni kopallat.”
Lexoni postimin e tij:
Gjakova është vendi me traditë të theksuar shqiptare dhe kulturore. Kurrë s’ka pasë probleme identitare. Drejtoresha e shkollës atje qenka sulmuar nga Duda Balje, një ditë para Ramazanit, duket se me llogarirje populliste për 1 grusht vota, për ndalimin e nxënësave me shamia në shkollë publike të qytetit. Dy pyetje për Duda Baljen, sa lobon për shamia në Gjakovë, pse spo mbulohet ajo mas pari?
Pse nuk po udhëheq me shembull vetanak duke u mbulu vet me shami?
Mos e teproni me popullizëm, se ska mbet Reçani mi kallxu Gjakovës për referenca kulturore. E poashtu Gjakova me shumë sakrifica gjatë luftës së fundit, se mbaj mend që ju ka përzi boshnjakëve e torëbeshëve për ndoj send. Leni kopallat.