11.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Syla: Bashkësia ndërkombëtare dështoi në veri, krejt po qeshin me ta

- Advertisement -

Gazetari Valon Syla ka thënë në emisionin Pressing në T7 se bashkësia ndërkombëtare është ajo që ka fajin për ato kanë ndodhur në veri vitet e fundit dhe daljen shumë të vogël në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit.

Syla thotë se bashkësia ndërkombëtare po përqeshet për atë se si menaxhoi situatën.

“Bashkësia ndërkombëtare dështoi në veri, krejt po qeshin me ta. Me pas qenë unë sot në BE më kish ardh turp”, tha ai.

“Çka bënë këta, në veri është katrahurë. Nuk paguajnë as rrymë dhe nuk bëjnë asgjë. Tash nuk na lënë të largojmë targat, e as t’i dënojmë. Nuk e lanë qeverinë e Kosovës që t’i dënojë ata, e pamë atë rastin kur na ndaluan. Kjo është veç hajgare nga ta, kanë dështuar. Ne i dëgjuam dhe ja ku jemi, 2%. Radojciq a e patë çfarë bëri. Kërcënoi. Nuk na kërcënoi neve por krejt botën”, shtoi ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit