1.3 C
New York
Saturday, January 18, 2025

Buy now

Syla: Albin Kurti është një prej mashtrueseve më të mëdhenj e gënjeshtarëve më të pacipë në historinë e Kosovës

- Advertisement -

Gazetari dhe opinionisti, Valon Syla ka reaguar me një shkrim në rrjetin social të tij në Facebook, në lidhje me situatën e fundit në Kosovë rreth çmimit të energjisë elektrike si dhe ‘vajtimet’ nga ana e Qeverisë Kurti. Ai ka thënë se Albin Kurti është një prej mashtrueseve më të mëdhenj e gënjeshtarëve më të pacipë në historinë e Kosovës.

Në këtë shkrim Syla ka thënë se Kosova u themelua si shtet në vitin 2008 në vitin e krizës globale ekonomike, që njihet ndryshe si ‘Recesioni i Madh’ dhe përkundër kësaj klasa e atëhershme politike në vend nuk vajtoi, siç po bën sot Qeveria Kurti.

Pa asnjë njohje, me shume probleme: lloq, terr dhe me buxhet minimal, qe mezi mjaftonte për ekzistencë. Përkundër kësaj, klasa e atëhershme politike nuk vajtoi. Nuk u demoralizua dhe nuk lypi pretekste për mos punë. Kosova madje u bë një prej vendeve me më së shumti investime kapitale në rajon, pa borxh të jashtëm. Punoi dhe e trefishoi buxhetin, qindfishoi njohjet dhe stabilizioi institucionet, ani pse me shumë telashe. Ndërkohë, ne vend se ta pranonte pavarësinë e Kosovës, Albin Kurti e akuzonte qeverinë qe nuk po di ta menaxhoje vendin ne ditët e tij te para dhe ne mes te krizës botërore ekonomike. Pati shpalle hajna, tradhtare e oligarke. Vetëm rrethanat kurrë nuk i pati përmende. Po du me thane qe Albin Kurti kurre nuk i ka marre parasysh rrethanat e 1999 dhe 2008, qe kane qene shumëfish ma te vështira sesa tash”, ka shkruar Syla.

Postimi i plotë:

Për vajtojcit e pandershëm të Vetëvendosjes

Kosova u themelu si shtet me 2008, ne vitin e krizes globale ekonomike, qe njihet ndryshe edhe si “Recesioni i Madh”. Pa asnje njohje, me shume probleme: lloq, terr dhe me buxhet minimal, qe mezi mjaftonte per ekzistence. Perkunder kesaj, klasa e atehershme politike nuk vajtoi. Nuk u demoralizua dhe nuk lypi pretekste per mospune. Kosova madje u be nje prej vendeve me me se shumti investime kapitale ne rajon, pa borxh te jashtem. Punoi dhe e trefishoi buxhetin, qindfishoi njohjet dhe stabilizioi institucionet, ani pse me shume telashe. Nderkohe, ne vend se ta pranonte pavaresine e Kosoves, Albin Kurti e akuzonte qeverine qe nuk po di ta menaxhoje vendin ne ditet e tij te para dhe ne mes te krizes boterore ekonomike. Pati shpalle hajna, tradhtare e oligarke. Vetem rrethanat kurre nuk i pati permende. Po du me thane qe Albin Kurti kurre nuk i ka marre parasysh rrethanat e 1999 dhe 2008, qe kane qene shumefish ma te veshtira sesa tash. Eshte koha qe ai te perballet me monstrumin e pritshmerive qe ai bashke me shoke per 15 vite e ka ndertu mbi rrena, mashtrime dhe akuza gallopante. Per 15 vite, Albin Kurti kerkoi makro-shengen kombetare jo mini-shengen ballkanik, aleance ballkanike kunder Serbise, bashkim kombetar me Shqiperine, vendosje reciprociteti me Serbine, ndryshim te flamurit te Kosova Petrollit dhe sot pa fije turpi ai bashke me enturazhin e tij mafioz i kane braktisur te gjitha keto. Per cdo njeri te ndershem e me mendje te patrullosur, e verteta eshte e qarte: Albin Kurti nje prej mashtrueseve me te medhenje e genjeshtareve me te pacipe ne historine e Kosoves, se paku, nga fundi i Luftes se Dyte Boterore e kendej.

albanologji #20vjet #kosovë

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit