Syla: Albin Kurti e do një “shmoklan president”, ndonjë Glauk apo Albulenë

- Advertisement -

Gazetari Valon Syla, ka thënë në “Pressing” të T7, se Albin Kurti po e dëshiron për President, siç u shpreh ai “një shmoklan”, duke përmendur emrin e Glauk Konjufcës dhe Albulena Haxhiut.

Syla tha se, Albin Kurti e ka bërë postin e Presidentit si bastore, e në fakt ai thotë se Presidenti do duhej t’i mbronte edhe ata që nuk janë me Albin Kurtin.

“Albin Kurti e do një smoklan President, një Glauk që kurdo e qet kandidat, apo një Albulenë që e kandidon 48 herë dhe e rrëzojnë”.

“E ka bë Presidentin si bastore, Presidenti është fuqi një gjysmë pushteti, Presidenti më mbron edhe mua që nuk jam me Albin Kurtin”, ka thnëë Syla. /Gazeta Express

Të ngjashme

Të fundit