0.3 C
New York
Monday, January 27, 2025

Buy now

Sveçla: Veriu i vendit tonë po i nënshtrohet çdo ditë e më shumë sundimit të rendit dhe ligjit

- Advertisement -

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se vitit 2023 ka qenë sfidues për Kosovës.

Ai ka thënë se gjatë këtij viti janë shënuar rezultate në garantim të rendit e sigurisë publike.

Sveçla, duke folur për zhvillimet në veri të Mitrovicës , ka thënë se kjo pjesë e vendit po i nënshtrohet çdo ditë e më shumë sundimit të rendit dhe ligjit.

“Shtrirja e sovranitetit dhe integritetit territorial, luftimi i krimit dhe korrupsionit ishte dhe do të vazhdojë të jetë prioritet i yni i përbashkët. Veriu i vendit tonë, që më herët ishte zonë e rehatisë dhe përfitimeve të grupeve kriminale, po i nënshtrohet çdo ditë e më shumë sundimit të rendit dhe ligjit”, ka shkruar Sveçla në Facebook, përcjell teve1.info
Ai ka thënë se gjatë vitit Kosova u sfidua nga aktet kriminale të Serbisë, ku përmendi kidnapimin e trje zyrtarëve të Policisë së Kosovës në muajin qershor nga Njësitet Speciale të Serbisë dhe sulmin terrorist të 24 shtatorit, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Megjithatë, ai tha se përkundër këtyre sfidave Republika e Kosovës triumfoi krimin e terrorizmin.

“Përkundër këtyre sfidave, Republika jonë triumfoi mbi krimin e terrorizmin. Zyrtarët tanë policorë dëshmuan se sovraniteti dhe integriteti territorial është i pacënueshëm e i paprekshëm, dhe si i tillë mbrohet edhe me jetë. Republika e Kosovës dëshmoi funksionalitet dhe zbatim të kushtetushmërisë e ligjshmërisë në çdo cep të vendit”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit