22.2 C
New York
Thursday, September 25, 2025

Buy now

Sveçla thotë se Serbia po shkel hapësirën ajrore të Kosovës: Po kërcënohemi në vazhdimësi

- Advertisement -

Serbia po bënë shkelje të hapësirës ajrore të Kosovës, duke kryer lëvizje të paaturoizuar të dronëve të saj.

Kështu ka thënë ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla në një paraqitje televizive ndërsa shtoi se kjo po ndodh kohë pas kohe, transmeton klankosova.tv.

”Shiheni, në vazhdimësi ne kërcënohemi nga Serbia. Tash kohën e fundit po besoj që tashmë e dini që ka një lëvizje të paautorizuar apo shkeljes së hapësirës sonë ajrore përmes dronëve të cilët kohë pas kohe qarkullojnë apo shkelin hapësirën tonë ajrore”, deklaroi ai në 60 minuta në KTV.

Mbi këtë pretendim të ministrit Klankosova.tv ka dërguar pyetje drejt KFOR për detaje shtesë, mirëpo deri në publikimin e këtij lajmi, ende nuk pati përgjigje.

Ndërkohë referuar deklaratave Sveçlës, në Ora 7 të Klan Kosovës dha vlerësimin e tij, eksperti i sigurisë, Bedri Elezi.

Ai u shpreh ndër tjera se Kosova ka problem me sigurinë ajrore, derisa dhe shfaq shqetësim se nuk pati asnjë përpjekje për të përgatitur staf të paktën për çështjet e nënfluturimeve.

”Ne e dimë që Kosova nuk ka të drejtë as për mbifluturime as nënfluturime. Madje nuk ka pasur as përpjekje serioze për ta përgatitur një staf i cili do të merrej me çështjen e nënfluturimeve, që të kalojë nga autoriteti hungarez tek ne”.

”Nëse do të kishim të drejtë të kontrollonim nënfluturimet, mendoj se Kosova do të kishte mundësi të mendonte për investim në radar të dronëve, dhe t’i poziciononte në vende si në kufijtë e Kosovës me Serbinë”, u shpreh Elezi

Të ngjashme

Të fundit