15 C
New York
Monday, October 21, 2024

Buy now

Sveçla takon homologun turk, diskutojnë për më tepër bashkëpunim në fushën e sigurisë

- Advertisement -

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është takuar me homologun e tij turk, Ali Yerlikaya, në Ankara.

Sveçla thotë se në këtë takim i ka shprehur mirënjohje Yerlikayam, për marrëdhëniet e shkëlqyera.

“Në këtë takim, shpreha mirënjohjen për marrëdhënien e shkëlqyeshme si dhe diskutuam sfidat aktuale dhe mundësitë e reja për thellimin e bashkëpunimit, me theks në fushën e sigurisë dhe teknologjisë në të cilat Turqia ka shënuar arritje mbresëlënëse”, ka shkruar ministri në Facebook.

Tutje ai thotë se Kosova, që nga shpallja e pavarësisë ka gëzuar përkrahjen e Turqisë në fushën e sigurisë përmes ngritjes së kapaciteteve njerëzore dhe teknike.

“Në frymën e gatishmërisë për të shkëmbyer përvojat më të mira dhe arritjet në fushat që Ministritë tona mbulojnë, me mirënjohjen për mbështetjen nga shteti turk, shpreha interesin që ky bashkëpunim të shtrihet edhe në ekspertizat specifike që do të kontribuojnë në sigurinë e përgjithshme në Republikën e Kosovës”, ka shkruar tutje Sveçla.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit