Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla është takuar me ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ku kanë biseduar ndër të tjera për situatën e sigurisë në Kosovë.
Ambasadori Szunyog në një postim në platformën “X” ka thënë se është diskutuar për planet për vitin 2024 dhe mënyrat për ta forcuar bashkëpunimin.
“Shkëmbyem mendime sot me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla për situatën e sigurisë në Kosovë. Ne diskutuam gjitha planet për vitin 2024 dhe mënyrat për ta forcuar bashkëpunimin tonë. BE-ja do të vazhdojë ta financojë Policinë e Kosovës me ekspertizë përmes projekteve të financuara nga BE-ja”, ka shkruar Szunyog.