9.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Sveçla takohet me homologun e tij bullgar: Biseduam për situatën e përgjithshme të sigurisë

- Advertisement -

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është takuar me Ministrin e Brendshëm të Bullgarisë Atanas Ilkov në Sofie.

Sveçla ka thënë se më homologun e tij ka biseduar për “situatën e përgjithshme të sigurisë dhe sfidat globale që na bashkojnë për t’i zgjidhur.”

Shkrimi i tij:

Isha i nderuar të takoj Ministrin e Brendshëm të Bullgarisë Atanas Ilkov sot në Sofie, ku biseduam për situatën e përgjithshme të sigurisë dhe sfidat globale që na bashkojnë për t’i zgjidhur.

U pajtuam për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona në fushat që mbulojmë, në mënyrë që të arrihen me sukses qëllimet e përbashkëta për një rajon të qetë e të sigurt. Falënderova Ministrin Ilkov për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Bullgarisë për shtetformin në të kaluarën dhe proceset integruese të vendit tonë tani.

Gjithashtu, në takimin e Forumit të Salzburgut, në fjalën time në sesionin për migracion, ndër të tjera theksova rezultatet e Republikës në këtë fushë dhe përkushtimin tonë për të luftuar çdo ilegalitet që minon paqen dhe stabilitetin kudo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit