16.2 C
New York
Friday, October 25, 2024

Buy now

Sveçla: Serbia mendon që duke organizuar sulme terroriste mund ta ndryshojë situatën në terren

- Advertisement -

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në një intervistë për BBC ka folur rreth sulmit të së dielës në Banjskë ku u sulmua Policia e Kosovës , me ç’rast mbeti i vdekur rreshteri Afrim Bunjaku.

Sveçla theksoi se “ajo që duam të bëjmë është të sigurohemi që të gjithë të ndihen të sigurt”

Derisa ka dhënë detaje nga ky sulm, ku sipas tij, policët atë natë po kryenin patrullat e tyre të zakonshme.

“Nga ky sulm një nga policët fatkeqësisht ka vdekur dhe një tjetër është plagosur. Pas kësaj ne kemi dërguar forca të tjera, edhe për ta tërhequr policin e plagosur. Ne kemi parë dy kamionë të cilët kishin bllokuar rrugën dhe pastaj kanë vazhduar të sulmojnë gjatë gjithë ditës. Ne sigurojmë rend dhe ligj për të gjithë qytetarët e vendit, pavarësisht etnive”, tha ai.

Teksa theksoi se “fatkeqësisht Serbia mendon që duke organizuar sulme terroriste mund ta ndryshojë situatën në terren, çka nënkupton se mund ta vendosë këtë nën tavolinën e bisedimeve”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit