Në një konferencë për media së bashku me kryeministrin Kurti, ministri Sveçla ka potencuar se sulmi terrorist ishte i mbështetur e përkrahur nga strukturat shtetërore serbe dhe qëllimi kryesor ishte aneksimi i veriut të Kosovës

“Deri më tash janë tri konstatime të pakontestueshme rreth këtij sulmi , të cilat çdo herë e më shumë janë përforcuar gjatë zhvillimit të hetimeve. E para qëllimi i Serbisë e sulmi i grupit terrorist ishte që të aneksohet veriu i vendit tonë. Poashtu grupi terrorist është mbvështetur, përkrahur urdhëruar dhe ka lidhje direkte me struktururat shtetërore të Serbisë. Grupi terrorist është ushtruar dhe përgatitur për sulm në poligonet e rregullta dhe të kontrolluara të ushtrisë së Serbisë dhe është furnizuar me armatim ushtarak nga depot e saj”, tha Sveçla.

Sveçla ka dhënë detaje të reja lidhur me sulmin, duke publikuar edhe fotografi e fakte se si ka ndodhur e gjithë ngjarja.

Ai ka deklaruar se Policia e Kosovës ka qenë e vëzhguar nga terroristët përmes dronëve, ku ka publikuar edhe disa fotografi.

pixel