8.5 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Sveçla: Protestuesve në veri iu është bërë thirrje për vrasjen e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës

- Advertisement -

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka thënë se Beogradi është duke vijuar me tendenca për të destabilizuar vendin tonë.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka përshkruar sulmet e fundit që kanë ndodhur në veri të vendit dhe ka thënë se të gjitha këto janë vazhdimësi e veprimeve kriminale të këtyre bandave, që kanë ndodhur që nga paslufta në veri të Kosovës me qëllim që të destabilizojnë vendin tonë.

Sveçla ka deklaruar se kur të gjitha qytetet e Kosovës e kanë përjetuar lirinë, komunat tona veriore kanë qenë të pushtuara nga bandat kriminale.

“Beogradi vijon me tendencat për destabilizimin e vendit tonë. Sulmet e ditëve të fundit, janë organizuar nga grupet kriminale të orkestruara nga Beogradi. Ata kanë sulmuar zyrtarë të policisë, pjesëtarë të KFOR-it, gazetarë, si dhe kanë dëmtuar dhe djegur vetura zyrtare e ato të mediumeve të ndryshme. Për më tepër, kanë përhapur mesazhe të rrezikshme përmes mbishkrimeve me simbolet e së kaluarës gjenocidale të Serbisë e të së tashmes agresore të Rusisë, e duke provokuar me flamuj serb në automjete të Policisë. Të gjitha këto elemente, janë vazhdimësi e veprimeve kriminale të këtyre bandave, që kanë ndodhur që nga paslufta në veri të Kosovës me qëllim që të destabilizojnë vendin tonë. Kur të gjitha qytetet e Kosovës e kanë përjetuar lirinë, komunat tona veriore kanë qenë të pushtuara nga bandat kriminale.” – ka thënë ai.

Sveçla ka njoftuar se turmave të protestuesve në veri i janë bërë thirrje për vrasjen e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, ku ka thënë se këto veprime kriminale janë të papranueshme dhe të gjithë kryesit do të ballafaqohen me drejtësi.

“Këta drejtues politikash autokratike dhe të dhunës, vijojnë ta kenë të njëjtën qasje. Nga sulmet e fundit, pjesëtarët e KFOR-it janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri ndërsa janë bërë thirrje nga turmat e protestuesve edhe për vrasje të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Këto veprime kriminale janë të papranueshme dhe të gjithë kryesit e këtyre akteve do të ballafaqohen me drejtësi.” – ka shkruar Sveçla.

Ministri i MPB-së ka thënë se kanë rritur vigjilencën dhe se janë në koordinim të plotë më partnerët ndërkombëtarë,

“Institucionet tona të sigurisë kanë rritur vigjilencën dhe janë në koordinim të plotë me partnerët tanë ndërkombëtarë rreth këtyre zhvillimeve. Çdo individ apo grup kriminal që synon të përshkallëzojë situatën, të cënojë jetën apo sigurinë e qytetarëve tanë, do të ballafaqohet me forcën e ligjit dhe drejtësinë.” – ka shkruar Sveçla ndër të tjera.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit