16 C
New York
Thursday, August 21, 2025

Buy now

Sveçla: Policët serbë po detyrohen të japin dorëheqje pas kërcënimeve dhe presioneve të Beogradit

- Advertisement -

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla ka reaguar pas dorëheqjes së policëve  serbë nga Policia e Kosovës.

Sveçla ka thënë se policët po detyrohen të japin dorëheqje,  përmes kërcënimeve dhe presioneve  nga  Beogradi. Ndërsa ka kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar të reagoj ashpër ndaj sjelljes së Serbisë.

“Policët po detyrohen të japin dorëheqjen përmes kërcënimeve dhe presioneve nga institucionet e sanksionuara të Beogradit. Në këtë mënyrë ata qëllimisht po dëmtojnë pakicën serbe në Kosova, duke shkelur sovranitetin tonë. Kjo duhet të ndalojë. Komuniteti ndërkombëtar duhet të reagojë ashpër ndaj sjelljes së Serbisë”, ka shkruar Sveçla në Twitter.

Të ngjashme

Të fundit