-2.6 C
New York
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

​Sveçla po qëndron për vizitë në ShBA

- Advertisement -

Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla ka filluar sot takimet në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me qëllim të forcimit e bashkëpunimit ndërmjet sy vendeve mike.

Sveçla sot ka takuar Gregory Ducot, drejtorin e Programit të Asistencës së Trajnimit të Hetimeve Penale – ICITAP në kuadër të Departamentit të Drejtësisë dhe ndihmës drejtorin Mark Mogle, Programi i Asistencës së Trajnimit të Hetimeve Penale – ICITAP, për forenzikë.

Ai me këtë rast ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e deritanishme nga shteti amerikan përmes programit ICITAP në Kosovë, i cili ka ofruar mbështetje në kapacitete njerëzore, teknike dhe teknologjike për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe agjencitë e saja.

Ducot dhe Mogle kanë theksuar që Kosova tashmë është një shembull referimi për suksesin e arritur në fushën e policisë dhe forenzikës, të cilat janë model për vendet e rajonit dhe më gjerë.

Ministri Sveçla ka potencuar se Ministria e Punëve të Brendshme duhet të vazhdojë të mbështetet për të arritur standardet në fushën e parandalimit të krimit, menaxhimit të emergjencave dhe rritjes së sigurisë në vend.

“ICITAP u zotua që të vazhdojë bashkëpunimin profesional duke mbështetur institucionet tona në adresimin e nevojave në fushën e sigurisë, luftimit të krimit dhe korrupsionit si dhe sundimin e ligjit”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit