Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla sipas një deklarate të dhënë të premten, e konsideron të arratisur vetëm Faton Hajrizin, por jo edhe Enver Sekiraqën e Marko Roshiqin.
Kështu ka deklaruar ai sot për “Dukagjinin”, kur është pyetur në lidhje me këtë çështje. Fillimisht, Sveçla tha:
“Unë nuk e kapi askënd, janë institucionet që mirren me ta.” – ka thënë ai.
Sipas tij, nuk janë tre të arratisur por vetëm një. Nuk ka ndonjë telash – tha Sveçla – pasi policia po kryen punën.
“Nuk janë tre persona të arratisur, një është arratisur. Tjerët nuk janë paraqitur para drejtësisë kur është kërku prej tyre. Policia e kryen punën e vet. Nuk ka najfar telashe.” – ka thënë ai.