8.3 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Sveçla: “Për Policinë e Kosovës, trajtimi i rasteve të dhunës është dhe do të mbetet prioritet, që të mos kemi as edhe një viktimë më shumë”

- Advertisement -

Sveçla: “Për Policinë e Kosovës, trajtimi i rasteve të dhunës është dhe do të mbetet prioritet, që të mos kemi as edhe një viktimë më shumë”
Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, ka marr pjesë në takimin e organizuar nga Ministria e Drejtësisë, në kandër të fushatës: “16 Ditët e Aktivizimit Kundër Dhunës Me Bazë Gjinore”.
Me këtë rast, ministri Sveçla theksoi se, pavarësisht çdo rrethane, ky nuk është një problem privat që kërkon zgjidhje a pajtim mes palëve por kërkon trajtim të shpejtë dhe efikas nga të gjithë akterët shtetëror. Për fat të keq, sa herë është provuar të ndodhë kjo e para, pra të trajtohet si problem privat e të pajtohen palët, gruaja është vrarë.
“Gjatë vitit 2021, janë raportuar 2456 raste të dhunës në familje, kurse deri në nëntor të këtij viti janë raportuar 2270 Mjafton të vështrohen viktimat sipas gjinisë në këto raste, për të kuptuar urgjencën me të cilën dhuna në baza gjinore duhet të trajtohet. Prej 2270 rasteve gjatë këtij viti, 1901 viktima janë vajza dhe gra”, theksoi ministri Sveçla.
Ai tha se kjo gjendje është një realitet i padëshiruar por është edhe thirrje për reflektim e angazhim kolektiv që të mos kemi as edhe një viktimë më shumë.
Ministri Sveçla vuri në dukje se bashkë me Policinë e Kosovës, jemi angazhuar dhe të përkushtuar që këtë dukuri shqetësuese ta trajtojmë me seriozitet dhe prioritet, gjithnjë në bashkërendim të aktiviteteve dhe në një front të përbashkët me institucionet përgjegjëse, partnerët tanë, shoqërinë civile dhe në bashkëpunim të vazhdueshëm me qytetarët.
“Në kuadër të Policisë së Kosovës janë ngritur sektor dhe njësi të veçanta me personel të trajnuar për t’i ofruar viktimave të dhunës në familje mbrojtje, siguri dhe shërbimet e nevojshme. Ajo vepron në nivel Qendror në kuadër të Sektorit të dhunës në familje, në nivel rajonal me autorizimin e zyrtarëve të caktuar për trajtimin e rasteve të dhunës në familje dhe në nivel lokal në kuadër të stacioneve policore”, theksoi ministri Sveçla.

Në fund ministri Sveçla theksoi se duke pasur parasysh që dhuna në familje dhe ajo me bazë gjinore janë fenomene në rritje, bashkëpunimi mes të gjithë akterëve institucional është jetik andaj duhet të thellohet edhe më shumë që secila vajzë dhe secila grua të jetojë dhe veprojë në vendin tonë e lirë dhe e sigurtë.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit