19.7 C
New York
Sunday, October 20, 2024

Buy now

Sveçla për grabitjen në Suharekë: Vendi i kriminelëve është burgu, krimet s’do mbesin pa u ndëshkuar

- Advertisement -

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ka reaguar pas aksionit policor në lidhje me rastin e grabitjes së armatosur në Suharekë.

Sveçla e përmendi edhe plagosjen e policëve në tentativë për t’i kapur grabitësit dhe pastaj edhe neutralizimin e njërit prej tyre, nga policia e Kosovës.

Sveçla tha se veprimi i sotëm i policisë është përgjigja e vetme që e meritojnë kriminelët.

“Akte të tilla janë absolutisht të papranueshme dhe përgjigjja e vetme ndaj kriminelëve të tillë është sjellja para drejtësisë. Për këtë, Policisë së Kosovës i kam ofruar mbështetjen time të plotë institucionale si dhe kam kërkuar angazhim maksimal në zbardhjen e këtij rasti”, tha ai.

“Sot jam njoftuar që Policia e Kosovës pas një pune intenzive hetimore ka lokalizuar plaçkitësit dhe ka realizuar operacionin e arrestimit të tyre. Njëri nga të dyshuarit ka shtënë drejt zyrtarëve duke plagosur një zyrtar policor dhe me këtë rast i njejti është neutralizuar. Deri më tash janë arrestuar tetë persona ndërsa Policia është në kërkim të personit tjetër të përfshirë në këtë rast. Dy zyrtarëve policor të cilët janë plagosur dhe zyrtarit të lënduar në reagim dhe arrestim të të dyshuarve të këtij rasti ju uroj shërim të shpejtë”, tha ai.

Svecla theksoi se kriminelët e kanë vendin në burg dhe se veprimet e policisë janë mesazh i qartë se kushdo që tenton ta cenoj sigurinë në vend do ta marrin përgjigjen e njëjtë.

“Vendi i kriminelëve është burgu, dhe ky është mesazh i qartë dhe i prerë që duhet të marrë kushdo që tenton që për çfarëdo arsye të destabilizojë sigurinë në vendin tonë. Krimet nuk do të mbesin pa u ndëshkuar sepse Republikën e Kosovës nuk do ta lejojmë të bëhet vend i pasigurisë. Rendi dhe ligji do të mbizotërojnë në çdo cep të saj”, tha Sveçla.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit