-9.9 C
New York
Wednesday, January 22, 2025

Buy now

Sveçla pas kidnapimit të tre policëve: Serbia ka hyrë në territorin e Kosovës, të reagojnë ndërkombëtarët

- Advertisement -

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pasi policia e Kosovës konfirmoi se “janë kidnapuar” tre policë të Kosovës.

Sveçla përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se “Serbia kriminale ka hyrë në territorin e Kosovës”.

“Pa asnjë dyshim, zyrtarët tanë policorë kanë qenë të vendosur thellë brenda territorit të Republikës së Kosovës, në pikë kontroll statik, duke kryer detyrat e tyre të rregullta. Serbia po vazhdon të jetë shkaktar dhe gardian i së keqes në rajon e në Kosovë. Ne nuk zmbrapsemi para kriminelëve e terroristëve. Serbia po tregon përsëri fytyrën e saj të vërtetë dhe atë të një shteti autokrat e agresor.” – ka thënë ai.

Sveçla u ka bërë thirrje parnerëve ndërkombëtarë që të rrisin urgjentisht presionin ndaj Serbisë.

“Sjellje të tilla kriminale të Serbisë nuk na ndalin në rrugëtimin tonë të forcimit të sovranitetit në vend.” – është shprehur tutje ai.

Postimi i plotë:

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit