11.8 C
New York
Monday, November 18, 2024

Buy now

Sveçla njofton për takimet në kuadër të Samitit të Berlinit

- Advertisement -

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se është takuar ministren Federale për Punë të Brendshme dhe Komunitete të Gjermanisë, Nancy Feaser dhe Ministren e Shtetit për siguri kufitare dhe azil në Mbretërinë e Bashkuar znj. Dame Angela Eagle.

Ai ka thënë se në ministerialin e Samitit të Berlinit diskutuan për migrimit e jashtëligjshëm dhe krimin e organizuar.

“Me kënaqësi prezantova të arriturat e Republikës sonë në këto dy fusha mjaft sfiduese si dhe përkushtimin për bashkëpunim të mëtejmë me partnerët tanë në mënyrë që të triumfojmë së bashku ndaj këtyre dukurive.” – ka shkruar ai në Facebook.

Shkrimi i tij:

Kisha kënaqësinë që të takoj sot Ministren Federale për Punë të Brendshme dhe Komunitete në Republikën Federale të Gjermanisë znj. Nancy Feaser dhe Ministren e Shtetit për siguri kufitare dhe azil në Mbretërinë e Bashkuar znj. Dame Angela Eagle.

Dy takimet e ndara i përbashkoi përkushtimi Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar për të ndihmuar mëtej ngritjen dhe forcimin e Republikës sonë.

Pas këtyre takimeve të frytshme, me homologë e përfaqësues nga rajoni e më gjerë, përfaqësues të Bashkimit Evropian e organizatave ndërkombëtare në ministerialin e Samitit të Berlinit diskutuam për migrimit e jashtëligjshëm dhe krimin e organizuar.

Me kënaqësi prezantova të arriturat e Republikës sonë në këto dy fusha mjaft sfiduese si dhe përkushtimin për bashkëpunim të mëtejmë me partnerët tanë në mënyrë që të triumfojmë së bashku ndaj këtyre dukurive.

Ritheksova përkushtimin tonë për angazhim të mëtejmë në kuadër të Procesit të Berlinit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit