6.9 C
New York
Wednesday, February 26, 2025

Buy now

Sveçla në Paris për t’i bindur francezët për vizat, tregon si po e lufton Kosova krimin e korrupsionin

- Advertisement -

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është duke qëndruar për një vizitë në Francë.

Siç ka njoftuar ai, sot është takuar me zyrtarë francezë të institucioneve të sigurisë, për ta diskutuar progresin e Kosovës në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Sveçla ka thënë se gjatë qëndrimit në Paris, ka takuar zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Francës, Policisë Kombëtare dhe Gjandarmërisë Franceze.

“Gjatë vizitës sime në Paris, takova përfaqësues të Ministrisë së Brendshme, Policisë Kombëtare dhe Gjandarmërisë për ta diskutuar progresin tonë në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit”, ka shkruar Sveçla, raporton Gazeta Express.

Sveçla, po ashtu, ka njoftuar se ka kërkuar mbështetjen e Francës për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Përsërita rëndësinë e mbështetjes së Francës për liberalizimin e vizave për Kosovën. Të hapur për bashkëpunim në të ardhmen”, ka shkruar Sveçla në Twitter. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit