Ministrit i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe tre deputetët e Vetëvendosjes, Drita Millaku, Salih Zyba dhe Fitore Pacolli-Dalipi, janë deklaruar të pafajshëm për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.
Deklarimin rreth fajësisë, ministri dhe deputetët e bënë pasi aktakuza u konsiderua e lexuar, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Sveçla, Millaku dhe Zyba thanë se nuk e ndiejnë veten fajtorë. Po ashtu, edhe Pacolli-Dalipi, e cila shtoi se ka vepruar në përputhje me betimin që ka dhënë si deputete.
Deklarohem si e pafajshme, kam vepru në përputhje me betimin që kam dhanë si deputete e Kosovës, që punoj për interes të vendit tim”, tha Pacolli-Dalipi.
Meqenëse të pandehurit nuk e pranuan fajësinë, të njëjtit u njoftuan se brenda afatit ligjor mund të bëjnë kërkesë për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave.