1.5 C
New York
Tuesday, February 11, 2025

Buy now

Sveçla në Amerikë takohet me drejtorin e ICITAP, dhe ndihmës Drejtorin e ICITAP për forenzikë

- Advertisement -


Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të realizojë takime me personalitete të institucioneve relevante për forcimin e bashkëpunimit në mes të Republikës së Kosovës dhe SHBA-së, si partneri ynë strategjik.


Me këtë rast, ministri Sveçla, pati nderin të takojë z. Gregory Ducot, Drejtorin e Programit të Asistencës së Trajnimit të Hetimeve Penale – ICITAP, në kuadër të Departamentit të Drejtësisë dhe Ndihmës Drejtorin, Mark Mogle, Programi i Asistencës së Trajnimit të Hetimeve Penale – ICITAP, për forenzikë.


Ministri Sveçla shfrytëzoi rastin të shprehë mirënjohjen për mbështetjen e deritanishme nga shteti Amerikan përmes programit ICITAP në Kosovë, i cili ka ofruar mbështetje në kapacitete njerëzore, teknike dhe teknologjike për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe agjencitë e saja.
Z. Ducot dhe z. Mogle kanë theksuar që Kosova tashmë është një shembull referimi për suksesin e arritur në fushën e policisë dhe forenzikës, të cilat janë model për vendet e rajonit dhe më gjerë.
Pavarësisht të arriturave të deritanishme, ministri Sveçla ka potencuar nevojën që agjencitë e Ministrisë së Punëve të Brendshme sikurse Policia, Inspektorati Policor i Kosovës, Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave, Agjencia e Forenzikës dhe Akademia e Kosovës për Siguri Publike, të mbështeten edhe më tutje për të arritur standardet specifike në fushën e parandalimit të krimit, menaxhimit të emergjencave dhe rritjes së sigurisë për qytetarët e vendit.
Në anën tjetër, ICITAP-i u zotua që të vazhdojë bashkëpunimin profesional duke mbështetur institucionet tona në adresimin e nevojave në fushën e sigurisë, luftimit të krimit dhe korrupsionit si dhe sundimin e ligjit.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit