10.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Sveçla: Migrimi sfidë për Kosovën, prioritet lufta kundër grupeve kriminale që merren me kontrabandim me migrantë

- Advertisement -

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme  është lansuar Projekti  “‘Zgjerimi i Qeverisjes së Migrimit nëpërmjet programimeve të bazuara në evidenca dhe Forcimi i Kapaciteteve të Autoriteteve të Migrimit në Kosovë”.

Në këtë takim morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kollly, shefja e IOM-it në Kosovë, Annna Rostocka, përfaqësues të Policisë së Kosovës, si dhe organizata partnere në Kosovë.

Në hapje të konferencës, ministri i Punëve të Brendshme,  Xhelal Sveçla fillimisht falënderoi shtetin dhe popullin Zviceran për përkrahjen e vazhdueshme që ka ofruar për vendin dhe institucionet e Kosovës ndër vite. Ai tha se Zvicra ka qenë dhe mbetet ndër partnerët tonë kryesore, drejt zhvillimit të shtetit tonë dhe përmirësimit të cilësisë së jetesës së qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ndërsa tha se mighrimi mbetet sfidë për shtetin e Kosovës.

“Migrimi mbetet një sfidë për shtetin e Kosovës, rajonin dhe më gjerë. Zhvillimet e ndryshme sidomos luftërat dhe konfliktet detyrojnë largimin dhe migrimin nga vendet e ndryshme të botës, të cilët lëvizin përmes rajonit të Ballkanit Perëndimor. Andaj, prioriteti jonë ka qenë dhe mbetet parandalimin i migrimit të parregullt, duke luftuar grupet kriminale që merren me kontrabandim me migrantë, si dhe duke zgjeruar infrastrukturën dhe përmirësuar shërbimet për pritjen, akomodimin dhe trajtimin e dinjitetshëm të migrantëve dhe aplikuesve për mbrojtje ndërkombëtare”, theksoi ministri Sveçla.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit