5.9 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Sveçla me sqarim: Nuk ka draft final të Ligjit për paga

- Advertisement -

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka sqaruar se ende nuk ka draft final të ligjit për pagat e zyrtarëve publik e as nuk ka ndonjë vlerë të koeficientit.

Sipas tij, vlera e koeficientit nuk do të jetë pjesë e ligjit për pagat e zyrtarëve publik, meqë e njëjta përcaktohet me ligjin e buxhetit.

Postimi i plotë:

Ministria e Punëve të Brendshme dëshiron të informojë qytetarët se vala e pseudolajmeve që po përhapen me shpejtësi në mediat tona rreth ligjit për pagat e zyrtarëve publik është e pavërtetë dhe qëllimkeqe. As nuk ka draft final të ligjit për pagat e zyrtarëve publik e as nuk ka ndonjë vlerë të koeficientit. Vlera e koeficientit nuk do të jetë pjesë e ligjit për pagat e zyrtarëve publik, meqë e njejta përcaktohet me ligjin e buxhetit.

Kjo valë e dezinformatave ka për qëllim krijimin e konfuzionit dhe krijimin artificial të pritjeve me idenë se këto pritje pastaj shumë lehtë mund të keqpërdoren për nxitje të pakënaqësive dhe ngritje të debateve të kota krahasuese.

Ju bëjmë me dije që ministria jonë do të ndajë draftin final me publikun në momentin kur i njejti të finalizohet.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit