24.1 C
New York
Monday, September 16, 2024

Buy now

Sveçla kujton Balajn e Xheladinin: Janë dëshmorët e popullit për liri e vetëvendosje

- Advertisement -

Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla ka përkujtuar sot Mon Balajn dhe Arben Xheladinin në 17 vjetorin e vdekjes së tyre.

Ai ka thënë se në atë ditë Lëvizja Vetëvendosje po protestonte për të kundërshtuar padrejtësitë që rrezikonin Kosovën dhe zhvillimin e mbarshëm të saj.

“Turma jonë paqësore u ballafaqua me dhunën e padrejtë e të shfrenuar të policisë së UNMIK-ut. Plumba gome u drejtuan në kokat e trupat e protestuesve e nga ta u vranë Mon Balaj e Arben Xheladini teksa u lënduan mbi 80 protestues të tjerë” , ka shkruar Sveçla.

Xhelal Sveçla i ka konsideruar Balajn e Xheladinin dëshmorë të popullit për liri e vetëvendosje.

“Mon Balaj e Arben Xheladini janë dëshmorët e popullit për liri e vetëvendosje. Sakrifica e tyre është motivi ynë i përditshëm në shërbimin tonë ndaj vendit e ndaj qytetarëve tanë”, ka shkruar Sveçla.

Postimi i plotë: 

https://www.facebook.com/share/p/DmQJxQevbxWJFHoX/?mibextid=2JQ9oc

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit