-7.4 C
New York
Wednesday, January 22, 2025

Buy now

Sveçla, Krasniqi dhe Durmishi në urën e Ibrit, nisin testimet për stabilitetin e saj

- Advertisement -

Dy ministrat Xhelal Sveçla e Elbert Krasniqi, si dhe zëvendësministri Hysen Durmishi, sot kanë zhvilluar një vizitë në Mitrovicë.

Bashkërisht, ata kanë inspektuar urën e Ibrit, të cilën qeveria e vendit planifikon ta hapë për qarkullim së shpejti.

Aty kanë nisur sot testimet për stabilitetin infrastrukturor të urës.

Vlen të kujtojmë se, diskutimet për urën janë aktualizuar në muajt e fundit, pas thirrjeve në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut që ura të hapet tërësisht për qarkullim. Këtë komunë në veri të Kosovës e udhëheq Erden Atiqi nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

Pas tij, Qeveria e Kosovës ka nisur konsultimet me partnerët e saj ndërkombëtarë për rivitalizimin e urës dhe ua ka prezantuar atyre një plan për këtë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit