21.9 C
New York
Thursday, September 19, 2024

Buy now

Sveçla: Kosova u dha mundësi qytetarëve, LS e udhëzuar nga Beogradi e sabotoi procesin demokratik

- Advertisement -

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka përgëzuar institucionet e sigurisë ku sipas tij, falë përkushtimit të tyre sot u përmbyll dita e zgjedhjeve pa asnjë incident në komunat veriore.

Sveçla deklaroi se shteti i Koosvës u dha mundësi qytetarëve të komunave veriore që sot të vendosin për kryetarët e tyre.

Derisa sipas tij, Lista Serbe si në të kaluarën ashtu edhe tash, përmes formave të ndryshme të udhëzuar nga Beogradi bojkotoi e sabotoi procesin demokratik.

“Përgëzoj institucionet tona të sigurisë falë përkushtimit të së cilave sot përmbyllëm këtë ditë të zgjedhjeve pa asnjë incident të vetëm në katër komunat veriore. Republika e Kosovës i dha mundësinë qytetarëve të katër komunave veriore që sot të vendosin për kryetarët e katër komunave të tyre. Në anën tjetër, Lista Serbe si në të kaluarën ashtu edhe tash, përmes formave të ndryshme të udhëzuar nga Beogradi bojkotoi e sabotoi procesin demokratik si mundësi për të çuar komunat në zgjedhje të reja. Ky subjekt i mishëruar me metoda jodemokratike nuk e gjen asesi veten te një proces kaq demokratik”, tha ai.

Më tej, ministri tha se do të vazhdojnë angazhimin për qytetarët pavarësisht dallimeve dhe se  institucionet do të jenë në shërbim të të gjithëve.

“Komisioni Qendror Zgjedhor në bashkëpunim me institucionet tjera edhe njëherë dëshmoi përkushtim në zbatimin e mandatit të tij dhe respektimin e plotë të të drejtës së qytetarëve për të vendosur për të ardhmen e tyre. Ne do të vazhdojmë angazhimin tonë për qytetarët tanë pavarësisht dallimeve, institucionet tona do të jenë në shërbim të të gjithëve dhe për sigurinë e vendit tonë. Kosova është Republikë demokratike, e gjithë qytetarëve pa dallim”, shtoi Sveçla.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit