Home Lajme Sveçla: Kosova sot bëri edhe një hap pozitiv më afër liberalizimit të vizave

Sveçla: Kosova sot bëri edhe një hap pozitiv më afër liberalizimit të vizave

0
Sveçla: Kosova sot bëri edhe një hap pozitiv më afër liberalizimit të vizave

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka komentuar lajmin që erdhi nga Këshilli i Ministrave të BE-së mbi liberalizimin e vizave për Kosovën, shkruan Insajderi.

Përmes një shkrimi në Facebook, Sveçla është shprehur se “Republika e Kosovës sot bëri edhe një hap pozitiv më afër liberalizimit të vizave”.

Ai i ka publikuar të gjitha votat e ministrave dhe i ka falënderuar për votën pozitive.

Postimi i tij:

Republika e Kosovës sot bëri edhe një hap pozitiv më afër liberalizimit të vizave.

Jam i kënaqur që Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian ka miratuar me shumicë votash liberalizimin e vizave për Kosovën. Falënderoj të gjithë Ministrat për votën pozitive dhe besoj që ky proces do të përmbyllet së shpejti.

Ne do të vazhdojmë të punojmë drejt integrimit evropian në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=637504408385839&id=100063788556625&mibextid=Nif5oz

Exit mobile version