Deri më tani janë konfirmuar tre sulmues të grupit kriminal të vrarë në Banjskë të Zveçanit.
Por ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka indikacione se numri i të vrarëve në anën e tyre mund të jetë më i madh.
Megjithatë, deri më tani nuk është konfirmuar.
“Kërkimet tona vazhdojnë, ende kemi shumë zyrtarë policor atje në krye të detyrës. Një pjesë e tyre po hetojnë rrethanat e rastit, një pjesë e sigurojnë atë zonë. Besoj se ditëve të ardhshme do të vazhdojmë ta krehim terenin. Ka indikacione se numri i të vrarëve në anën e tyre mund të jetë edhe më i madh. Këto do ti zbulojmë dhe faktojmë me kohë”, ka deklaruar Sveçla në RTK.
Ai tutje tha se Policia e Kosovës po punon që të zbardh rastin.
“Po punojmë në të gjitha ato materiale të zbuluara që janë të shumta. Po flasim për armatim, për disa qindra individë. Plani ishte për më shumë, këta terroristët ia arritën që të lënë pa një kolegë, ata kanë dështuar në planin operacional e politikë”, tha ai.