Sveçla jep “udhëzime” në gjykatë: Prokuroria të merret me ata që copëtuan territorin e vendit, jo me ne që u munduam ta ndalim

- Advertisement -

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, sot doli para Gjykatës Themelore në Prishtinë ku u mbajt seanca për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në mars të vitit 2018.

Sveçla tha se për këtë çështje ka tetë vjet që “po persekutohemi” dhe tha se Prokuroria po merret me aksione politike në vend që të merrej me qeveritarët dhe deputetët që e “shitën territorin e Kosovës”, duke iu referuar marrëveshjes për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.

Ai u ankua se “kjo çfarë po ndodhë nuk është drejtësi”.

“Çfarëdo shkelje që kam bërë…po qe se do të kishte drejtësi dhe që ata që kanë falë apo shitur territor të Kosovës të përgjigjeshin juridikisht para këtij prokurori apo cilitdo prokuror. Po të ekzistonte edhe ndonjë lloj aktiviteti politik i padhunshëm që do të parandalonte shitjen apo faljen e territorit, unë nuk do të hezitoja ta bëja prapë”.

Në fund, Sveçla pati një “udhëzim” për Prokurorinë.

“Po i kërkoj Prokurorisë që të merret me ata të cilët copëtuan territorin e Republikës sonë dhe të mos merren me ata që me mundësitë që patëm u munduam ta ndalim këtë copëtim”

Të ngjashme

Të fundit