15.1 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Sveçla: Jemi jashtëzakonisht vigjilentë, Beogradit nuk i zihet besë

- Advertisement -

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka lavdëruar sjelljen e Policisë së Kosovës në veri.

Ai ka thënë se policia është vigjilente dhe profesionale për ta ruajtur rendin dhe ligjin.

Në emisionin “DPT te Fidani” në ATV, ai ka thënë se institucionet e Kosovës janë të kujdesshme dhe nuk i zen zë besë Serbisë.

“Beogradit besë nuk i zihet. Ne jemi koshientë për këtë. Jemi jashtëzakonisht vigjilentë për me përcjellë situatën në vazhdimësi, edhe për të parandalu dhe reagu në situatat kur rendi dhe ligji cenohen. Mund të them lirisht se Policia e Kosovës është jashtëzakonisht profesionale, e përgatitur. Është gjithmonë në gatishmëri për t’u përballë me çfarëdo situate”, ka thënë Sveçla.

Ai ka bërë me dije se policia e Kosovës ka kapacitet të mjaftueshme për të ofruar siguri për qytetarët në veri të vendit.

“Ne kemi mjaftueshëm forca policore që të garantojnë qetësi, siguri, për të gjithë qytetarët që jetojnë atje, por edhe rend dhe ligj dhe kushtetutshmëri. Ju garantoj se kemi mjaftueshëm personel të angazhuar atje”, është shprehur ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit