Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar për njohjen e patentë shoferëve të Kosovës nga Gjermania.
Sveçla me anë të një postimi në Facebook ia ka lënë goxha shumë meritat qeverisë Kurti për këtë marrëveshje.
Ky sukses është rezultat i një angazhimi të madh të ekipeve tona, të cilët gjej rastin ti falënderoj për punën e tyre të palodhshme si dhe kërkesa më e shpeshtë e qytetarëve tanë kudo nga Gjermania. Që nga marrja e detyrës kemi punuar intensivisht që ky proces të përfundojë suksesshëm dhe sa më pare”, ka shkruar ai.
“Lehtësimi i jetës dhe veprimtarisë suaj është përgjegjësi e jona në bashkëpunim me shtetet aleate ku ju jetoni. Në të gjitha takimet me homologët e mi kam ngritur këtë dhe çështje të tjera për ju”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Një lajm i mirë për Kosovën dhe qytetarët tanë në Gjermani.
Në mbledhjen e Bundesratit Gjerman, sot është votuar njohja e ndërsjellë e patent shoferëve mes Republikës Federale të Gjermanisë dhe Republikës së Kosovës.
Ky sukses është rezultat i një angazhimi të madh të ekipeve tona, të cilët gjej rastin ti falënderoj për punën e tyre të palodhshme si dhe kërkesa më e shpeshtë e qytetarëve tanë kudo nga Gjermania. Që nga marrja e detyrës kemi punuar intensivisht që ky proces të përfundojë suksesshëm dhe sa më parë.
Marrëveshja sipas legjislacionit në Republikën Federale të Gjermanisë ka marrë aprovimin e të gjitha landeve dhe patent shoferët do të njihen në tërë Gjermaninë.
Të dashur qytetarë që jetoni kudo në diasporë,
Lehtësimi i jetës dhe veprimtarisë suaj është përgjegjësi e jona në bashkëpunim me shtetet aleate ku ju jetoni. Në të gjitha takimet me homologët e mi kam ngritur këtë dhe çështje të tjera për ju.
Këtë javë ne kemi marrë aprovimin e Qeverisë sonë për nismat e marrëveshjeve të tilla edhe me Turqinë e Kanadanë dhe jemi në proces me Italinë e Austrinë dhe natyrisht do të njoftoheni me të gjitha proceset që do të nisim apo finalizojmë.