21.5 C
New York
Monday, April 28, 2025

Buy now

Sveçla i VV-së e quan “mashtrues” Përparim Ramën: Policia i shërben vetëm ligjit, jo tekeve personale

- Advertisement -

Asamblisti i VV-së, Gëzim Sveçla, e ka kritikuar kryetarin e Prishtinës pasi nisi punimet në sheshin “Xhorxh Bush”.

Sveçla e ka quajtur mashtrues Përparim Ramën.

Postimi:

Kryetari mashtrues

Vazhdojnë përpjekjet për mashtrim nga ana e kryetarit, i cili paraqet angazhimin e policisë sekondare si polici komunale në shërbim të tij.

Është e qartë se në këtë rast Përparim Rama, ka keqpërdorur kontratën për punë sekondare që Komuna e Prishtinës e ka me Policinë e Kosovës, ashtu siç kanë kontrata të tilla shumë institucione tjera të vendit.

Përparimi edhe më parë ka mashtruar me deklarim publik, duke e quajtur Drejtorinë e Policisë së Kryeqytetit si “polici komunale të kryeqytetit”, ndërsa sot, prap duke mashtruar, tentoi ta ndërsyej një institucion qendror ndaj një institucioni tjetër qendror.

Policia është institucion qendror, me hierarki të qartë dhe funksionon si agjenci ekzekutive e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Policia i shërben vetëm ligjit dhe interesit publik e jo tekave personale dhe pretendimeve të pabazuara të individëve që i keqpërdorin për qëllime të përfitimit personal e klanor.

Të ngjashme

Të fundit