9.2 C
New York
Sunday, November 17, 2024

Buy now

Sveçla: Gjatë mandatit tonë, policia ka shënuar rezultate të jashtëzakonshme

- Advertisement -

Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme, ka folur në ceremoninë e 25 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës.

Në fjalën e tij, Sveçla ka thënë se gjatë katër viteve të qeverisjes së VV-së, “policia ka shënuar rezultate të jashtëzakonshme”.

Në pothuajse 4 vite të mandatit tonë, policia ka shënuar rezultate të jashtëzakonshme, si në goditje të grupeve kriminale, rrjeteve e laboratorëve të drogës, terrorizmit, kontrabandës, korrupsionit e më e rëndësishmja, ka mbrojtur me çdo çmim integritetin tonë territorial dhe shtrirjen e sovranitetit, veçanërisht në veri të vendit. Këtë muaj bëhen një vit prej sulmit terrorist në Banjskë, ku në pritën e organizuar nga një grup terrorist, me minë kundër këmbësorisë u vra rreshteri Afrim Bunjaku. Ky sulm terrorist shfaqi aspiratat e vazhdueshme të Serbisë ndaj territorit tonë dhe parandaloi realizimin e skenarit të saj për aneksimin e veriut të vendit. Drejtësia për Afrim Bunjakun dhe llogaridhënia e Serbisë për organizimin e këtij sulmi janë të domosdoshme” – ka thënë Svceçla.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit