Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka uruar festën e 28 Nëntorit.

Në një postim në Facebook, ministri thotë se kjo ditë shënon festën e shumëfishtë që përbashkon përpjekjet tona të pareshtura për liri e çlirim.

“Të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen, brenda e jashtë trojeve tona, Gëzuar festa jonë kombëtare 28 Nëntori! Në datat tona historike, 28 Nëntori shënon festën e shumëfishtë që përbashkon përpjekjet tona të pareshtura për liri e çlirim. 28 Nëntori ynë është i Skëndërbeut, i Ismail Qemalit, i Adem Jasharit e i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Sveçla.

Tutje, ministri kujton edhe të rënët, me gjakun e së cilëve u ngritën themelet e forta të lirisë sonë.

“Përulemi me ndjenjën më të lartë të krenarisë para sakrificës sublime të brezave para nesh, me gjakun e së cilëve u ngritën themelet e forta të lirisë sonë. Gëzuar 28 Nëntorin, festën tonë kombëtare që do të na bashkojë përjetësisht”, e ka përmbyllur postimin ministri.