23.2 C
New York
Tuesday, April 22, 2025

Buy now

Sveçla, gazetarëve: Ju e dini shumë mirë çka ka me ndodhë nesër

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla u ka thënë gazetarëve “ju e dini çka ka me ndodhë”, kur u pyet për seancën e nesërme.

Gazetarët gjatë një paraqitje të tij publike, pyetën Sveçlën nëse nesër do ta hedhin në votim emrin e kryeparlamentarit.

“Jena në AME, për javën e AME-së. Ju jeni dëshmitarë për krejt procesin, e dini shumë mirë çka ka me ndodhën” – u shpreh ai, transmeton Nacionale.

Ndryshe, tashmë Kuvendi i Kosovës e ka publikuar në faqen zyrtare agjendën për të mërkurën, kur edhe pritet të vazhdojë seanca konstituive.

Aty, bëhet me dije se seanca do të vazhdojë nga ora 10:00. Kjo pritet të jetë hera e katërt që vazhdon seanca konstituive.

Karakteri militantesk politik dhe polarizues i të propozuarës së Vetëvendosjes për Kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiut, ka bërë që partitë poltike ish-opozitare të ngulin këmbë kundër saj që të zotërojë atë post në këtë legjislaturë.

Vetëvendosja në anën tjetër me doemos insiston që Haxhiu të jetë Kryetare e Kuvendit dhe të njëjtën kohë shprehet për “marrëveshje politike” – çka është parë si kundërthënie në vetvete.

“VV-ja pa dyshim që e ka emrin e njëjtë, është zonja Albulena Haxhiu si e propozuar. Por ne meqenëse e kemi parë që të gjitha subjektet politike qysh dje janë proncuar se do ta kenë qëndrimin e nëjjtë, kjo situatë politike nuk mund të zgjidhet përveç me një marrëveshje politike.

Pa krijimin e një mazhorance këtu për kryetarin e Kuvendit nuk do të mund të themelohet Kuvendi, e njëjta është edhe për nënkryetarët. Sikur ta kishim shumicën, do të bllokonim edhe nënkryetarët. A është e arsyeshme? Ne z.kryesues kërkojmë kohë shtesë që të mos përsëritet situata e njëjtë” – tha ai.

Të ngjashme

Të fundit