Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Xhelal Sveçla ka marrë vendim si ministër i Brendshëm që të hapë për qarkullim të përkohshëm një pikëkalim mes Kosovës e Maqedonisë së Veriut.
Kjo është bërë me dije në një njoftim të publikuar nga Qendra Kombëtare për Menaxhi Kufitar.
Aty thuhet se kjo pikë në “Strezimir” do të jetë e hapur nga 25 korrik deri më 25 shtator 2025.
Po ashtu, shkruan se pika e kalimit kufitar hapet për aktivitete dhe manifestime kulturore, shkencore, profesionale, sportive apo turistike.
“Përcaktohet Pika e Kalimit Kufitar të trafikut rrugor në Republikën e Kosovës.
Pika e Kalimit Kufitar sipas pikës 1. të këtij vendimi në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut përcaktohet “Strezimir”.
Pika e Kalimit Kufitar e përcaktuar me këtë Vendim është pikë e kategorisë “C”.
Pika e Kalimit Kufitar e përcaktuar me këtë Vendim është pikë e përkohshme e kalimit kufitar, e hapur për qarkullim rrugor nga data 25.07.2025 deri me 25.09.2025, në orarin 08:00 – 20:00.
Pika e Kalimit Kufitar e përcaktuar me këtë Vendim hapet për aktivitete dhe manifestime kulturore, shkencore, profesionale, sportive dhe/apo turistike” – thuhet në vendim.