22.7 C
New York
Wednesday, July 23, 2025

Buy now

Sveçla e merr një vendim si ministër, e hap përkohësisht një pikë kufitare me Maqedoninë e Veriut

- Advertisement -

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Xhelal Sveçla ka marrë vendim si ministër i Brendshëm që të hapë për qarkullim të përkohshëm një pikëkalim mes Kosovës e Maqedonisë së Veriut.

Kjo është bërë me dije në një njoftim të publikuar nga Qendra Kombëtare për Menaxhi Kufitar.

Aty thuhet se kjo pikë në “Strezimir” do të jetë e hapur nga 25 korrik deri më 25 shtator 2025.

Po ashtu, shkruan se pika e kalimit kufitar hapet për aktivitete dhe manifestime kulturore, shkencore, profesionale, sportive apo turistike.

“Përcaktohet Pika e Kalimit Kufitar të trafikut rrugor në Republikën e Kosovës.

Pika e Kalimit Kufitar sipas pikës 1. të këtij vendimi në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut përcaktohet “Strezimir”.

Pika e Kalimit Kufitar e përcaktuar me këtë Vendim është pikë e kategorisë “C”.

Pika e Kalimit Kufitar e përcaktuar me këtë Vendim është pikë e përkohshme e kalimit kufitar, e hapur për qarkullim rrugor nga data 25.07.2025 deri me 25.09.2025, në orarin 08:00 – 20:00.

Pika e Kalimit Kufitar e përcaktuar me këtë Vendim hapet për aktivitete dhe manifestime kulturore, shkencore, profesionale, sportive dhe/apo turistike” – thuhet në vendim.

Të ngjashme

Të fundit