6.3 C
New York
Friday, February 28, 2025

Buy now

Sveçla e Mehaj dalin në Jarinje e Bërnjak: Luftimi i kontrabandës dhe kontrolli i kufirit po prodhojnë rezultate të dukshme

- Advertisement -

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla dhe ai i Mbrojtjes, Armend Mehaj së bashku kanë vizituar Jarinjen e Bërnjakun gjatë ditës së sotme.

Këtë e ka bërë të ditur ministri Sveçla nëpërmjet një postimi në Facebookun e tij.

Sipas tij, angazhimi i shtuar e i pandalshëm i policisë së Kosovës po qëndron efikas në luftimin e kontrabandës dhe kontrollin e kufirit me rezultate të dukshme.

“Mbesim të përkushtuar për ngritje dhe forcim të kapaciteteve tona drejt qëllimit tonë për sundim të rendit dhe ligjit në çdo cep të vendit tonë.”, ka shkruar Sveçla.

Ky është postimi i tij i plotë:

Bashkë me Ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj sot ishim në Jarinje e Bërnjak.
Angazhimi i shtuar dhe i pandalshëm i Njësiteve të Policisë së Kosovës, luftimi i kontrabandës dhe kontrolli efikas kufitar po prodhojnë rezultate të dukshme.
Vizitova dy pikat kufitare në të cilat po vijon poashtu zbatimi i marrëveshjeve.
Mbesim të përkushtuar për ngritje dhe forcim të kapaciteteve tona drejt qëllimit tonë për sundim të rendit dhe ligjit në çdo cep të vendit tonë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit