-4.2 C
New York
Wednesday, January 15, 2025

Buy now

Sveçla e Krasniqi dalin me një video, thonë se janë mbyllur të gjitha institucionet paralele serbe

- Advertisement -

Ministrat Xhelal Sveçla e Elbert Krasniqi në një video të publikuar mëngjesin e së mërkurës, kanë thënë se janë mbyllur të gjitha institucionet paralele të Serbisë në Kosovë.

Në këtë video, ministri Sveçla dëgjohet duke thënë:

“Nga sot kapitulli institucioneve parelele ilegale kriminale të Serbisë në Kosovë mbyllet.

Gjithandej, objektet omunale, postat, zyrat tatimore dhe të gjitha mbetjet e institucioneve paralele përfundojnë”.

Krahas së njëjtës, Sveçla ka thënë se janë mbyllur komunat paralele në disa qytete të Kosovës.

“Me aksion të përbashkët mes MPB e PK si dhe MINT e MAPL, përfundon epoka e komunave dhe institucioneve paralele e kriminale të Serbisë në Republikën e Kosovës.

Sot janë mbyllur Komunat paralele të Serbisë në Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë Kosovë, Vushtrri, Novobërdë, Kamenicë, Viti, Rahovec, Skënderaj si dhe posta e zyre tatimore ilegale” – tha ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit