0.1 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Sveçla e Hoxha vizitojnë zonën kufitare në Bërnjak, Jasenovik dhe liqenin e Ujmanit

- Advertisement -

 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Kolonel Gazmend Hoxha së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme z. Xhelal Sveçla, Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal z. Elbert Krasniqi dhe Drejtorin e Departamentit Kufitar z. Fehmi Xhata, vizituan zonën kufitare në Bërnjak, Jasenovik dhe atë të liqenit të Ujmanit.

Qëllimi i kësaj vizite ishte e një rëndësie të veçantë, për të parë punën e zyrtarëve policorë, të cilët me patrullimet e tyre mbulojnë atë pjesë të zonës kufitare, për të ofruar siguri si dhe për të parandaluar krimin e kontrabandën e mallrave.

Përveç tjerash kjo vizitë vie edhe pas raportimit në media lidhur me kontrabandën në këtë zonë kufitare, ku ministrat dhe stafi menaxhues u njoftuan nga afër me punën, angazhimin, përkushtimin dhe vështirësitë e punës në baza ditore të zyrtarëve policorë, në parandalimin dhe luftimin e veprimtarive të ndryshme kriminale.

Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimet e saja policore në ruajtjen e rendit kushtetues, ofrimin e sigurisë dhe parandalimin e kontrabandës dhe krimit trans kufitar.

Vizitohet zona kufitare në Bërnjak, Jasenovik dhe ajo e liqenit të UjmanitPrishtinë, 03 shkurt 2024Drejtori i…

Posted by Kosovo Police on Saturday, February 3, 2024

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit