Sveçla dhe Kamp flasin për zbatimin e Ligjit për të Huaj

- Advertisement -

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur sot në takim komisionerin e lartë të OSCE-së për Minoritetet, Christophe Kamp të cilin e falënderoi për vizitën si dhe për mbështetjen e vazhdueshme që OSCE-ja ka dhënë në fuqizimin e kapaciteteve institucionale të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Gjatë takimit, u diskutuan angazhimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme në kuadër të zbatimit të Ligjit për të Huaj si dhe veprimet e mëtejme në funksion të integrimit të shëndetësisë dhe arsimit në pjesën veriore të Republikës, në kornizën ligjore të Kosovës.

Ministri Sveçla njoftoi ambasadorin Kamp edhe me angazhimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme në funksion të përfshirjes së komuniteteve brenda institucionet si dhe ato në shërbim të tyre.

Ministri Sveçla rikonfirmoi përkushtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në respektimin dhe garantimin e të drejtave të komuniteteve, si dhe angazhimin e plotë të institucioneve relevante me qëllim të ruajtjes së një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët.

Të ngjashme

Të fundit