Home Lajme Sveçla dhe Hoxha publikojnë dëshmi të reja: Grupi terrorist u stërvit gjatë në Serbi

Sveçla dhe Hoxha publikojnë dëshmi të reja: Grupi terrorist u stërvit gjatë në Serbi

0
Sveçla dhe Hoxha publikojnë dëshmi të reja: Grupi terrorist u stërvit gjatë në Serbi

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se sot bëhen një javë që nga vrasja e policit Afrim Bunjaku.

Ai ka thënë se sulmi terrorist i Serbisë kishte qëllim aneksimin e veriut të Kosovës.

Sipas tij, përmes pamjeve të siguruara nga dronët e grupit terrorist të cilët u konfiskuan, vërtetohet se përgatitjet për sulm u bënë në Serbi.

“Sot do të shohim në detaje me pamje jo vetëm sulmin terrorist në Banjskë por edhe përgatitjet  e këtij grupi në qendrat e trajnimit të Serbisë. Në këtë trajnim janë angazhuar, presidenti serb, Aleksandar Vuçiqi, ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Milosh Vuçeviq dhe shefi i komandës së ushtrisë, Milan Mojsiloviq. Vuçiqi është munduar ta fshehë faktin se Serbia është angazhuar në organizimin e këtij sulmi”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se pamjet janë siguruar nga dronët e grupit terrorist.

Sipas tij, trajnimet janë bërë në Kopoanik, në një pronë të Milan Radojçiqit.

Exit mobile version