-0.6 C
New York
Wednesday, February 12, 2025

Buy now

Sveçla: Brenda pak orëve, shtetasit tanë do të mund të shkojnë në Serbi pa u pajisur me një dokument shtesë

- Advertisement -

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se kanë mbetur edhe pak orë deri në fillimin e zbatimit të marrëveshjes për dokumentet në pikat kufitare të Serbisë.

Ai theksoi se për pak orë tash fillon që qytetarët e Kosovës të qarkullojnë pa pengesa për në dhe në territorin e Serbisë.

“Pas 11 vitesh shtetasit tanë do të mund të shkojnë në Serbi dhe s’do të kenë nevojë të pajisen me një dokument shtesë, që ka qenë fyes dhe i njëanshëm e që u ka shkaktuar probleme qytetarëve tanë, në pritje e deri tek situate që qytetari është dashur të korruptojë ndonjë zyrtarë për të marrë atë copë letre.Ne asgjë të mirë nuk presim nga Serbia momentalisht,nëse e përcjell skenën politike dhe publike atje e vëren se retorika e tanishme i është kthyer kohës së para 30 viteve”,tha Sveçla.

“Këtu është vetëm një opsion, por normalisht do të ketë reagim nga ana jonë nëse ai opsion nuk vihet në funksion. Dmth largimi i këtyre fletë hyrjeve daljeve, sipas informative që kemi dhe duke pasur parasysh edhe vendosjen e këtyre panove, në orën 24:00, Serbia do t’i ndërpresë lëshimin e këtyre fletë hyrjeve daljeve.Nëse ajo nuk i ndërpret, natyrisht që ne jemi të gatshëm të vendosim flet hyrje dalje për shtetasit e Serbisë që hyjnë në Kosovë”.

Ai gjithashtu shtoi se presidenti serb, Aleksandar Vuciq po përdorë të njëjtat fjalë si Millosheviqi, e mediat në Serbi janë imitim i keq i RTS, ndërsa janë të njëjtit njerëz si para shumë viteve që po udhëheqin Serbinë.

“Pra s’është befasi nëse Serbia vazhdon të shkaktojë probleme, qoftë për këtë vendim apo vendime të tjera.Ne si shtet, si qeverisje, të gjitha instrumentet e qeverisë janë vigjilente, të kujdesshme, por edhe të vendosura që të gjitha vendime legale e legjitime të Kosovës të respektohen në përpikëri.Ka një kohë që ka një mobilizim shtesë, ne s’duhet të neglizhojmë faktin se ndodhemi para situatave të reja që s’kanë qenë më herët. Në ballafaqimin e fundit pas vendosjes së barrikadave ne pamë njerëz të uniformuar, me maska e me armë të gjata të cilët për 10 minuta vendosën 9 barrikada në vende të ndryshme, në rrugët e veriut të Kosovës”,theksoi ministri në RTK.

I pari i MPB-së, Xhelal Sveçla, tha gjithashtu se ata jo vetëm që bllokuan rrugët, por lënduan 11 shtetas tanë.

“Ata jo vetëm që bllokuan rrugët, por edhe lënduan 11 shtetas tanë. Ishte një skenar i organizuar që në bazë të informuarave të dëshmuara vinte nga jashtë, drejtpërdrejtë nga Serbia e realizohej nga njerëz të Serbisë, në bashkëpunim me grupet kriminale të veriut e strukturat paralele aty”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit