31.3 C
New York
Wednesday, July 16, 2025

Buy now

Sveçla arsyetohet për mos rritjen e pagave të policëve: Kosova është vendi më i varfër në Evropë

- Advertisement -

Gjatë ditës së sotme është mbajtur mbledhja e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrotjes.

Në këtë takim ka raportuar edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sveçla ka deklaruar se Policia e Kosovës ka qenë përfituese e rritjes së pagave, duke përfshirë edhe të ardhurat shtesë dhe rrezikshmërinë.

Mirëpo sipas tij këto kërkesa nuk mund të plotësohen sepse Kosova është vendi më i varfër në Evropë.

“Mos të harrojmë se Kosova është vendi më i varfër në rajon dhe Evropë dhe kërkesat të cilat mund të duken të drejta duhet të shihen se në çfarë barre buxhetore bien. Por, në asnjë moment nuk ka tendenca që dikush të shfrytëzohet, por realisht që të gjithë ata të paguhen në bazë të punës dhe kontributit që japin, që është i jashtëzakonshëm. Gjithë MPJ, posaçërisht e gjithë Policia ka qenë maksimalisht e mobilizuar që në plotëni të realizojë detyrat dhe obligimet që na janë dhënë para nesh”, u shpreh Sveçla.

Ministri i Punëve të Brendshme, ka folur edhe njëherë për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë. Ai ka kërkuar që Prokuroria të fillojë me ngritjen e aktakuzave apo së paku të ketë një raport përfundimtar.

Të ngjashme

Të fundit