24.4 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

Suspendohet nga puna zyrtari i Shërbimit Korrektues që u arrestua për mashtrim

- Advertisement -

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka suspenduar nga puna zyrtarin korrektues L.B., i cili është arrestuar të mërkurën nga policia për mashtrim.

SHKK-ja ka njoftuar se ai është suspenduar “për shkak të dyshimeve mbi sjellje të papërshtatshme, të cilat bien ndesh me Kodin e Etikës dhe rregullat e brendshme të institucionit tonë”.

Sipas SHKK-së, ky vendim është marrë pasi i njëjti dyshohen se në bashkëkryerje me disa persona tjerë, janë përfshirë në mashtrim me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar për të siguruar integritetin dhe profesionalizmin e stafit të tij, dhe nuk do të tolerojë asnjë formë të sjelljes së papranueshme. Lidhur me këtë, ne jemi të angazhuar të bashkëpunojmë plotësisht me autoritetet përkatëse dhe të sigurojmë transparencë të plotë në këtë çështje”, thuhej në njoftim

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit