9.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Suspendohet me dy ndeshje Ilir Daja, Komisioni Disiplinor merr masa edhe ndaj Berishës e Xanit

- Advertisement -

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar për vendimet e Komisionit Disiplinor lidhur me javën e 12-të në Superligën e Kosovës.

Mes tjerash, është bërë e ditur se Ilir Daja është suspenduar pas incidenteve që ndodhen në ndeshjen Drenica – Ballkani.

Trajneri i Ballkanit nuk do të mund të ushtrojë detyrën e tij në dy ndeshjet e radhës.

Me dy ndeshje mos-lojë është dënuar edhe futbollisti i kësaj skuadra, Albin Berisha.

Masë e njëjtë është marrë edhe ndaj ndihmës-trajnerit të Drenicës, Bekim Xani.

Ndërkohë, ndaj klubit të Drenicës është shqiptuar masa “Vërejtje e fundit”

Njoftimi i plotë:

“Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 21.10.2022 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së dymbëdhjetë të Albi Mall Superligës, xhiros së dhjetë të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe B, si dhe Ligave të rangjeve tjera, edicioni 2022-2023. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto vendime:

FC ”Drenica”. Në minutën 90+, pas një zënke të ndihmëstrajnerit të FC ”Drenica”, Bekim Xani dhe futbollistit të FC ”Ballkani” me nr fanelle 80 Albin Berisha, shikuesit kanë hedhur shishe PVC dhe kanaqe në fushën e lojës , në drejtim të bankinës mysafire dhe lojtarëve të Ballkanit në fushë. Po ashtu në minutën 90, skuadra vendas ka tërhequr të gjithë topat e dedikuar për lojë. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Drenica-Ballkani. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT.

Ndihmëstrajneri i FC ”Drenica”, Bekim Xani nr ID.001758M72. Në minutat shtesë të ndeshjes (90+3), fyen dhe sulmon fizikisht (e kap për fyti) lojtarin kundërshtar , për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt.Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Drenica-Ballkani. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy ) ndeshje sipas radhës organizuar nga FFK.

Kryetrajneri i FC ”Ballkani”, Ilir Daja nr ID.028309M66. Në minutën e 90+, e kap për krahu gjyqtarin e katërt dhe e shtërngon me forcë , për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Drenica-Ballkani. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i FC ”Ballkani”, Albin Berisha me nr fanelle 80 dhe nr ID.014588M88. Në minutat shtesë të lojës (90+3), fyen dhe sulmon fizikisht (e kap për fyti) ndihmës trajnerin e FC “Drenica”, duke i dalur në ndihmë bashklojtarit të tij të sulmuar paraprakisht , për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Drenica-Ballkani. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit