Disa zyrtarë policorë janë suspenduar ditën e sotme pas rastit që ndodhi ën Skenderaj, gjatë një vizite të kryeministri në detyrë, Albin Kurti, eskorta e të cilit u godit me vezë nga persona akoma të paidentifikuar.
Burimet e Klankosova.tv kanë bërë me dije se bëhet fjalë për tre policë, ndaj të cilëve është shqiptuar masa e suspendimit.
Akoma nuk dihet arsyetimi mbi këtë vendim, por që Klankosova.tv do të iu mbajë të informuar lidhur me detajet e reja.