Janë suspenduar nga puna me nga gjashtë muaj dhe pa pagesë dy kirurgët që u rrahën më 26 janar në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Sipas gazetares së Klan Kosova, Arbreshë Uka, ky ka qenë vendimi i Komisionit disiplinor të QKUK-së.
Megjithatë, të dy mund të parashtrojnë ankesa, pasi momentalisht është faza për t’i shtruar ato.
Kujtojmë se B.K., dhe XH.A ishin përplasur fizikisht pas një mosmarrëveshje që kishin pasur javë më parë.






