7 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Suspendohen dy zyrtarë doganor, dyshohen për konflikt të dhunshëm fizik

- Advertisement -

Dogana e Kosovës i ka përjashtuar dy zyrtarë doganorë deri në hetimin e plotë të një konflikti të dyshuar të dhunshëm fizik.

Njoftimin e bëri Dogana e Kosovës sipas së cilës, vendimi është marrë si veprim i menjëhershëm në sjellje të papranueshme.

“Me këtë përkushtim të palëkundur ndaj profesionalizmit dhe integritetit, Dogana njofton suspendimin e dy zyrtarëve në pritje të një hetimi të plotë për një konflikt të dyshuar, i cili mund të jetë përshkallëzuar në kontakt të dhunshëm fizik, sipas akuzave. Dogana e Kosovës ka një rol kritik në mbrojtjen e interesave ekonomike dhe të sigurisë së vendit tonë dhe është thelbësore që të ruhet integritetit dhe besimit të publikut. Prandaj, ne kemi marrë masa të shpejta për të adresuar këtë çështje. Menaxhmenti i Doganës së Kosovës pohon pa mëdyshje se sjelljet e pahijshme brenda organizatës sonë nuk do të tolerohen. Ne jemi plotësisht të përkushtuar për të promovuar standardet më të larta të sjelljes, etikës dhe profesionalizmit midis oficerëve tanë”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e Doganës.

Dogana e Kosovës do të punojë me përkushtim për të siguruar që drejtësia të vihet në vend dhe të ndërmerren veprimet e nevojshme korrigjuese, në përputhje me përkushtimin e Doganës për ruajtjen e standardeve më të larta të sjelljes brenda organizatës, thuhet në reagimin e këtij institucioni.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit